Shkup, 15 tetor Zhurnal.mk – Komiteti Ekzekutiv i Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së ka mbajtur sot një mbledhje të rregullt, në të cilën është diskutuar për situatën aktuale politike dhe ekonomike, çështjet kadrovike, si dhe për forcimin e mëtejshëm organizativ dhe programor të Unionit.
Gjatë mbledhjes, njëzëri është miratuar Deklarata për avancimin e pjesëmarrjes aktive të grave dhe forcimin e kulturës demokratike në parti dhe në shoqëri. Kjo deklaratë ishte promovuar më 14 shtator, në kuadër të aktivitetit kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë. Me miratimin e saj është konfirmuar angazhimi për përfshirje më të madhe të grave në proceset politike.
Sa u përket vendimeve kadrovike dhe intervistave të zhvilluara për përzgjedhjen e kryetareve të reja të komiteteve komunale të Unionit të Grave, Komiteti Ekzekutiv ka zgjedhur këto kryetare:
Renata Tomeska – Makedonski Brod
Vera Velinova – Aerodrom
Lençe Nikolovska – Kisella Vodë
Violeta Bllazhevska – Sopishtë
Diana Ristovska Dodevski – Qendër
Katerina Jakimovska – Karposh
Gabriela Todorçeva – Saraj
Doce Pavlova – Çair
Karolina Naskovska – Butel
Maja Miserovska – Çuçer Sandevë
Brankica Dukovski – Gjorçe Petrov
Marija Zhivaçki – Kumanovë
Suzana Dimkoviq – Nagoriçan i Vjetër
Marija Sotirov Pulkovska – Pehçevë
Andrijana Ilievska Velkovski – Dellçevë
Antigona Postolovska – Kamenicë e Maqedonisë
Elena Pavlova – Vinicë
Snezana Haxhi Paunova – Koçan
Jadranka Simionova – Zërnovcë
Vesna Mitevska – Petrovec
Svetllana Slezhenkovska – Ilinden
Tamara Jovanova – Çeshinovë-Obleshevë
Dobrilla Çerkezova – Shtip
Elizabeta Stojanova – Karbinc
Frosina Gjorgjieva – Sveti Nikollë
Aleksandra Naunova – Probishtip
Emilija Jakimovska Ristovska – Kriva Pallankë
Biljana Nikolovska – Rankovcë
Snezana Boshevska – Veles
Marijana Trajkovska – Çashkë
Julija Tarabunova – Radovish
Ivana Dujovska Atanasov – Konçe
Pale Galeva – Strumicë
Anita Bozhinova – Bosillovë
Elena Shopçeva – Bogdanc
Liljana Arsova Mitrova – Negotinë
Marija Katarova – Demir Kapi
Gjurgjica Aleksova – Kavadar
Trajanka Rizova – Rosoman
Andrijana Çelibitova – Prilep
Svetllana Adzioska – Krivogashtan
Margarita Gruevska – Mogillë
Natasha Markovska – Manastir
Mençe Andreva Markoska – Dollnen
Maja Pavllovska – Resnjë
Katerina Stojanoska – Ohër
Biljana Stefanoska – Debërcë
Radmilla Mojsova Kikoska – Strugë
Aleksandra Velkoska – Vevçan
Elena Makarijoska Mileska – Demir Hisar
Cvetanka Poposka – Mavrovë-Rostushë
Sanida Muslioska – Dibër
Ruzhica Dimitrieska – Gostivar
Aleksandra Spiroska – Tetovë
Maja Zafiroska – Bërvenicë
Valentina Marçevska – Jegunoc
Emina Demeska – Studeniçan
Xhansu Rahman – Qendër Zhupë
Zhaklina Bogdanovska – Shuto Orizarë
Njëkohësisht, nga Unioni i Grave të VMRO-DPMNE-së bëjnë të ditur se për herë të parë, në kuadër të komiteteve komunale të partisë, do të formohet Unioni i Grave edhe në Studeniçan, Qendër Zhupë dhe Shuto Orizarë.
Sipas Unionit të Grave të VMRO-DPMNE-së, ky zhvillim paraqet një tregues të potencialit që kjo strukturë partiake synon ta zhvillojë dhe ta zgjerojë vazhdimisht.
Në periudhën e ardhshme, Unioni i Grave i VMRO-DPMNE-së do të vazhdojë me mobilizimin aktiv dhe me vendime të reja kadrovike edhe në komitetet e tjera komunale, me qëllim të forcimit të organizimit dhe zbatimit të politikave që, sipas tyre, janë në interes të qytetarëve.
