Paqja mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, në tryezë edhe shkëmbimi i territoreve

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Baku, 15 tetor Zhurnal.mk – Armenia dhe Azerbajxhani po shqyrtojnë mundësinë e shkëmbimit të territoreve si zgjidhje për mosmarrëveshjet rreth enklavave dhe eksklavave përgjatë kufirit mes dy vendeve.

Kryeministri armen, Nikol Pashinyan, deklaroi se një nga opsionet e diskutuara në kuadër të negociatave për paqe është gjetja e një zgjidhjeje që do të eliminonte enklavat e të dyja palëve.

Sipas tij, një marrëveshje e tillë do të shmangte problemet me të cilat përballen banorët e zonave kufitare, veçanërisht sa i përket lëvizjes dhe kalimit nga njëra anë e kufirit në tjetrën.

Pashinyan theksoi se ende duhet të përcaktohen hollësitë teknike dhe ligjore të marrëveshjes, përfshirë sipërfaqet e territoreve që do të shkëmbeheshin. Ai shtoi se duhet të përcaktohet saktësisht edhe sipërfaqja e Artsvashenit, enklavës armene që ndodhet brenda territorit të Azerbajxhanit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër