Dhunë para shkollës në Gostivar, 11-vjeçari është sulmuar dhe kërcënuar pas mësimit

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Një i mitur 11-vjeçar dje para shkollës fillore në rrugën “Vëllezërit Bllazheski” në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga një 16-vjeçar dhe i cili i ka drejtuar edhe kërcënime.

“Më datë 16.10.2026 në orën 20:25 në Stacionin Policor Gostivar, F.T. ka denoncuar se po atë ditë rreth orës 11:40, pas përfundimit të mësimit, djali i saj i mitur 11-vjeçar ndërsa po lëvizte para shkollës fillore në rrugën “Vëllezërit Bllazheski” në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga një i mitur 16-vjeçar, i cili i ka drejtuar kërcënime për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëparshme mes nxënësve me një fëmijë tjetër” informuan nga SPB Gostivar.

I mituri ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën mjekësore Gostivar, me ç’rast po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër