FFM do të nisë procedurë kundër Shkëndijës së Haraçinës

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Federata e Futbollit të Maqedonisë do ta denoncojë Shkëndijën e Haraçinës te organet kompetente për shkak të incidentit pas humbjes së sotme në shtëpi nga Struga Trim Lum.

“E njoftojmë opinionin se skuadra vendase, KF Shkëndija Haraçinë, për herë të dytë dhe në të njëjtën mënyrë, pa bazë dhe në mënyrë subjektive, përmes përfaqësuesve të ekipit dhe personave të paautorizuar, ka hyrë në zhveshtoren e gjyqtarëve dhe jashtë sportit, fyese dhe vulgare ka ofenduar gjyqtarët dhe zyrtarët e Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Incidenti është evidentuar edhe në procesverbal”, thuhet në njoftimin e FFM-së.

Federata e Futbollit të Maqedonisë dhe Organizata e Gjyqtarëve dënojnë ashpër këtë sjellje.

“Pafuqia sportive, mosnjohja e rregullave të lojës së futbollit dhe mosrespektimi i vlerave themelore sportive nuk mund dhe nuk do të jenë kurrë arsyetim për ofendime, kërcënime, presione dhe sulme të pabazuara ndaj gjyqtarëve dhe zyrtarëve të Federatës, veçanërisht kur bëhet fjalë për vendime të marra drejt, në përputhje me rregullat e lojës së futbollit dhe protokollin VAR. Për këtë sjellje do të iniciohet procedurë përkatëse disiplinore pranë organeve kompetente të FFM-së”, thuhet në komunikatën e Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Ndeshja e sotme e javës së 10-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë, ndërmjet KF Shkëndija Haraçinë dhe KF Struga Trim Lum, përfundoi me fitoren 2:0 të skuadrës strugane.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër