Shkup, 18 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP), Sami Morina, i ftuar në emisionin “Biznesplus” në RTM 2, ka diskutuar mbi shportën minimale sindikale dhe standardin e qytetarëve.
Ai bëri të ditur se shporta për një familje me katër anëtarë ka arritur në 69,432 denarë, ndërsa me qira banese shkon në 84,807 denarë. Morina theksoi domosdoshmërinë e trajtimit të barabartë të qytetarëve nga ana e shtetit, pavarësisht përkatësisë apo arsimit.
Lidhur me këtë çështje, ai u shpreh:
“Unë nuk jam ai personi i cili i sheh diskriminimet në bazë të edukimit, përkatësisë etnike… Ne jemi gjithë qytetarë të një shteti, kemi kushtetutë dhe duhet të trajtohemi në mënyrë të barabartë ndaj të gjitha gjërave: si në rritjen e pagave, ashtu edhe në pagën që duhet ta paguajmë energjinë elektrike, energjencën dhe kontributet.”
