Bërvenica sot zgjedh kryetarin e komunës: Gjashtë kandidatë në garë

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 18 tetor, Zhurnal.mk – Banorët e Bërvenicës votojnë sot në zgjedhjet e parakohshme për kryetar të ri të komunës. Në garë janë gjashtë kandidatë: Jakup Useini nga koalicioni VLEN; Arkin Jahiji nga Aleanca Kombëtare për Integrim; Stojanço Radiçeski nga koalicioni “Maqedonia Juaj”, i udhëhequr nga VMRO-DPMNE; Jovica Radeski nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM; si dhe kandidatët e pavarur Arife Idrizi dhe Dushan Bogdanovski.

Zgjedhjet po mbahen pas vdekjes së kryetarit të mëparshëm të komunës, Jovica Ilievskit. Në listën zgjedhore janë regjistruar 16.256 votues. Të shtunën votuan 88 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, ndërsa vendvotimet sot janë hapur nga ora 7:00 deri në 19:00.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër