Shkruan, Alpin Ollogu
Këto ditë, një analist politik – gazetar profesionist, pjesëmarrës në mendimin publik në Maqedoninë e Veriut, kishte bërë një shkrim në media sociale, në kontekst me protestat në Tiranë, besoj edhe si reagim i tërthortë, i shkrimit tim të një dite më parë, i shpërndarë në disa media, me titull “Rama në karmën e Gazës”. Në shkrim kritikoja e neverisja politikat e Ramës në raport me qeverinë izraelite, e veçanërisht me kriminelin e luftës Benjamin Natanjahun; keqpërdorimi i aktit të strehimit që shqiptarët u kanë bërë hebrenjve, përdorur ky akt nga ne në kohë kur subjekti viktimë kalon në xhelat; kontestit të Hamasit, si organizatë çlirimtare apo jo. Si dhe kërkim shpëtimi për proceset penale korruptive të qeverisë Rama, me ombrellë cioniste.
Nuk do të merrja mundimin ta shkruaja këtë reagim gjysmë të shkurtër në ditë pushimi fundjave, si reagim i reagimit, nëse kjo narrativë vulgare e shtrembërimit të “shqiptarisë” si ideologji mbi palët dhe identitetet, të ishte vetëm një zë i izoluar brenda hapësirës publike në Shkup. Por kur e njëjta retorikë, thuajse me terminologji revoluciono-nacionaliste e shekujve të kaluar, POSHTË ky, e POSHTË ai, po serviret tash e disa kohë, si pjesë e një kori gazetaresk e opinionbërës, që e sheh këtë lloj “shqiptarie” absurde, si kamxhik për të goditur njerëz dhe komunitete me identitete të qarta, veçanërisht islam, apo vizionit për atë se çfarë i duhet kombit dhe shoqërisë për sfidat dhe rrugën drejt suksesi. Në vazhdën e së janë padyshim, aspiratat revolucionare të protestave në Tiranë. Protestues të zhgënjyer nga të gjitha kampet politike dhe servilizmat ndaj cionistëve dhe masonëve hebrenj. Kamxhik në emër të një “shqiptarie evropiane, civilizuese e perëndimore”, jo-anadollake, e tregime romantiko-nacionaliste në boshllëk e sipër, si një imitim i pavend i thënieve të Pashko Vasës, thënë në kontekste të tjera historike, krejtësisht të kundërta me atë të sotëm.
Në të vërtetë, ata që tani shesin dhe fusin agjenturat e huaja në pronën dhe gjakun e shqiptarit, për pak pushtet e para, valëvisin flamurin e nacionalizmit, sidomos para dh atij shqiptari me gusull te marë e kësulë të bardhë, atij shqiptari me abdes, mjekër të zinj e mjekër bardhë. Mendjendritur e shpirtmadh, atij asetit të kombit mbarë, në çdo front të vijës së parë, sot e mot, gjithmonë.
A ndaj, loja me parullat: “Shqipëria e shqiptarëve”, “islamofobi ndaj islamit tradicional”, “vlerat tradicionale kombëtare”, “nxitje antisemite”, “ideologjitë dhe agjentët e huaj”, “feja e shqiptarit shqiptaria”, paralelizimi i “akrabave” dhe “krishti” (ortodokzimi sllav) e me radhë slogane të tilla, të kujtojnë politikën, kinematografinë dhe falsifikimet historiko-propaganduese të komunizmit enverist. Atë që bënte dhe shpikte diktatori, për të shuar e manipuluar kujtesën historike të shqiptarëve, të kaluarën e përbashkët, njeriun shqiptar me identitete religjioze, gjeografike dhe kulturore të theksuara, për ta shtypur atë deri në nënshtrim të vazhdueshëm.
Edhe pse në shkrimin e tij, gazetari, i nderuar besoj, nuk kuptohej a ishte pro apo kundër protestave në Tiranë, protesta që tashmë pas disa muajsh, kanë eskaluar në të dhunshme, vandalizuese dhe të përgjakshme. Një qëndrim neutral, dhe më shumë në kërkim të agjentëve e rrymave të huaja të protestës, sesa kërkesat dhe shqetësimet reale të revoltës, duke iu kthyer qokën kryeministrit, thuajse fati i kombit është punë qokash personale. Mos harrojmë që agjentë të huaj kërkonte edhe “shoku” Enver, siç e shpalli agjent të shumëfishtë kryeministrin Mehmet Shehu (i detyruar në vetëvrasje), e as dashakeqës ndaj kombit si shkencëtarja-biologe Sabiha Kasimati apo shkrimtarja Musine Kokalari, të cilat u pushkatuan dhe burgosën nga regjimi, vetëm e vetëm pse e thonin të vërtetën.
Regjimet për të mbajtur pushtetin e pamerituar krijojnë çdoherë armiq imagjinarë, si një karem për masat e gjera. Ashtu si i shpalli së fundmi qeveria shqiptare non grata, veprimtarët e çështjes kombëtare nga Maqedonia e Veriut, Bekir Alimin dhe Valon Belen, pa asnjë fakt të akteve antikombëtare, vetëm me imazhin sipërfaqësor mysliman praktikant, një karem islamofobik, me qëllim zbehjen e revoltës në Tiranë. Atë që s’duhej të bënte Rama, t’i ngjasonte fantazmës shkatërruese të Sali Berishës se 97-tës, baltosjen dhe shkatërrimin e gjithkujt që mendonte ndryshe, e veçanërisht skandaleve të dala dhe të dokumentuara.
Ju që mbushni mediat e përjavshme dhe paguheni për orientimin e mendimit publik, në këto momente serioze për fatet e Shqipërisë administrative, nëse nuk jeni në njërën anë të barrikadave, jeni vetë barrikada, thoshte ideologu dhe revolucionari i shquar Antonio Gramshi. Pra, ose je te pushteti, kokëfortësia në mosdorëheqje dhe zgjedhje të parakohshme, ose anën e protestuesve, revoltës disamujore për dorëheqje nga tentim shitja e një cope Shqipërie – cionistëve izraelitë. Nëse nuk jeni në asnjërën anë, jeni vetë barrikada. Barrikada në kuptim figurativ, gjësend, përcaktim material, pa sy, vesh apo vetëdije, e veçanërisht kur e ke profesion pagë, analizën politiko-shoqërore. Ose-ose kalohet në kalkulime partiake e koalicionimesh, me heshtjen, duke bërë tautologji shqiptarizmash ideologjike boshe.
Shqiptarët arritën të mbijetojnë si etni e si komb, jo si rezultat i mbi- ose mos-përcaktimit identitar religjioz, përkundrazi, e një kontributi të madh të këtyre komuniteteve, qofshin katolikë apo myslimanë, e veçanërisht myslimanë si shumicë dërrmuese. Gazetari në fjalë i atribuon shqiptarizmit si nocion, triumf mbi “akrabate” (sundimin osman) dhe “krishtat” (sundimin sllav). Filologu e studiuesi i shquar Milazim Krasniqi, në një libër të tij shkruan: “Nëse gjatë një periudhe pushtimi/sundimi ndodhë zvogëlimi numerik i një popullsie dhe tkurrja territoriale, atëherë kemi të bëjmë me procese asimilimi dhe kolonizimi dhe në atë rast kemi të bëjmë me ngulfatje të zhvillimit të popullit të pushtuar/sunduar. Dhe e kundërta, nëse ndodh rritja demografike e një popullsie, përqafimi i një besimi fetar të qëndrueshëm dhe zgjerimi territorial i hapësirës ku ai jeton, atëherë kemi të bëjmë me një sundim që ka krijuar kushte më të favorshme të zhvillimit të atij populli. Në rastin konkret, nëse krahasohet gjendja demografike e shqiptarëve në fundin e sundimit serb dhe në fundin e sundimit osman, ajo zbulon qartë se në rastin e parë, pra të sundimit treshekullor serb, pati një zvogëlim demografik dhe një tkurrje ose më saktë shpërbërje territoriale, ndërsa në periudhën e sundimit osman pati një rritje demografike dhe zgjerim të madh të territoreve në të cilat ata jetuan…”
Përmendet një lloj “islamofobie ndaj islamit tradicional”. Një kakofoni mendimi, tezash e kuptimi. Dmth., nëse mund ta kuptojmë qartë, ata që kanë fobi ndaj islamit, atë islam që është praktikuar me shekuj në hapësirat shqiptare. Ndoshta është fjala për islamin e praktikuar në kohën e Titos, ose gjatë tranzicionit postkomunist, se islamin e praktikuar në kohën e perandorisë, mesugir do ta quanin ekstremizëm në katror. Fundja, religjioni nuk është statik, i pandryshueshëm në kuptim interpretimi, e jo doktrinar. Religjioni mund të pësojë kufizime për shkak të regjimeve, ndryshime për shkak të devijimeve doktrinare, ose ripërtëritjes në tendencë kthimi në origjinalitetin normativ. Nëse gazetari në fjalë kupton islamin tradicional si e kuptojnë një pjesë e korit të kësaj narrative me lëvizjen morbite të Deçanit, atëherë mund të kuptohet islam tradicional edhe ai i “hoxhë druzhe Titos”, firmos këtu e firmos atje. Ose islam tradicional sipas botëkuptimit që i përshtatet një kategorie njerëzish, e jo islam sipas mësimeve të shkollave juridiko-islame ose burimore.
Pastaj, të thuash POSHTË ata që dëshirojnë të kthejnë shqiptarët në antisemitë, t’i përkufizosh si antisemitë, vetëm e vetëm pse kanë kundërshtuar qeverinë gjakatare të Benjamin Natanjahut, apo refuzojnë shitjen e pronës publike në mënyrë jotransparente, është gjëja më e palogjikshme në gjithë këtë histori. Mos vallë është antisemitizëm edhe kundërshtimi absurd e i palogjikshëm i muzeut të Vlorës dedikuar vetëm hebrenjve, per tw cilin, ish-Zëv. Kryetar i Komitetit Shkencor të Pasurive Nënujore të UNESCO-s (STAB), Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, ish-deputet i Qarkut të Tiranës, figurë e njohur publike në fushën e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe gazetarisë, e thotë haptazi: muzeu hebre, servilizëm politik.
