Prishtinë, 18 tetor Zhurnal.mk – Të udhëhequr nga kreu i partisë, Bedri Hamza, përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës kanë vizituar për ngushëllime familjen e heroit të Kosovës, Idriz Rrecaj.
Përmes një postimi, deputeti Arian Tahiri bëri të ditur se gjatë vizitës shprehën respektin dhe mirënjohjen për jetën, veprën dhe sakrificën e tij për lirinë e Kosovës.
“Pas 27 vitesh pritjeje dhe dhimbjeje, familja Rrecaj më në fund ka një vend ku mund të nderojë më të dashurin e saj. Idriz Rrecaj do të mbetet përherë simbol i qëndresës, përkushtimit dhe sakrificës për atdheun”, thuhet në postimin e Tahirit.
