KSHZ: Dalja në Bërvenicë deri në orën 17:00 arrin në 39.34%%, votojnë 6.392 qytetarë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 tetor Zhurnal.mk – Dalja e qytetarëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës deri në orën 17:00 ka arritur në 39.34% për qind.

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), deri në këtë orë të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar gjithsej 6.392 qytetarë.

Procesi i votimit në Bërvenicë vazhdon deri në orën 19:00, ndërsa qytetarët votojnë për njërin nga gjashtë kandidatët në garë për postin e kryetarit të komunës.

Të dhënat e ardhshme pritet të tregojnë se si do të zhvillohet pjesëmarrja në orët e fundit të procesit zgjedhor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër