Ndryshime në krye të PDK-së, Bedri Hamza largohet

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 18 tetor Zhurnal.mk – Bedri Hamza, kryetar i PDK-së ka vendosur të largohet nga drejtimi i këtij subjekti.

Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se Hamza tanimë ka njoftuar kryesinë për dorëheqjen dhe zyrtarizimi pritet të bëhet në ditët në vazhdim.

Me udhëheqjen e Hamzës, PDK arriti ta shtyjë përpara dhe ta miratoj në Kuvend, Ligjin për Dhomat e Specialuzara.

Sipas këtij burimi, Vlora Çitaku do të jetë ushtruese e detyrës së kryetarit.

Çitaku së bashku me kryesinë do ta përgatisë subjektin për zgjedhjet e brendshme dhe Kuvendin e madh zgjedhor që pritet të mbahet vitin e ardhshëm.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër