“Gjithçka do të jetë më e lehtë”, Cucurella kërkon nga Reali ta kthejë në “fortesë” Santiago Bernabeun

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Marc Cucurella ka vlerësuar paraqitjen e Real Madridit ndaj Sevillas, duke theksuar kontrollin e lojës, intensitetin dhe kontributin e të gjithë futbollistëve.

Në një prononcim për Real Madrid TV, mbrojtësi tha se skuadra kishte zhvilluar një ndeshje të mirë që nga minutat e para, duke ditur se kur duhej ta mbante topin dhe kur duhej ta rriste ritmin e lojës.

“Mendoj se zhvilluam një ndeshje të mirë që nga fillimi. E dinim kur duhej ta kontrollonim lojën dhe kur duhej të luanim më shpejt. Ishin 90 minuta shumë të mira”.

Ai theksoi se fitoret e bëjnë më të lehtë punën e skuadrës dhe ndihmojnë lojtarët ta kuptojnë nivelin që kërkohet për të konkurruar në nivelet më të larta.

“Kur fiton, gjithçka është më mirë dhe më e lehtë. U frikësuam pak në Romë, por ditëm ta përmbysnim situatën. Kjo na ndihmon ta kuptojmë se duhet të japim gjithmonë 100 për qind. Të gjithë kanë dhënë kontributin e tyre dhe kjo është rruga që duhet të ndjekim”.

Cucurella nënvizoi gjithashtu rëndësinë e paraqitjeve në shtëpi, duke pranuar se Santiago Bernabeu është një stadium që imponon respekt, veçanërisht duke pasur parasysh cilësinë e futbollistëve të Real Madridit.

“Është shumë e rëndësishme. Nuk është e lehtë të luash këtu, pasi është një stadium që imponon respekt, sidomos me cilësinë që kanë lojtarët tanë. Nëse e shndërrojmë Bernabeun në një fortesë, gjithçka do të jetë më e lehtë”.

Reali në mesjavë do të luajë në Ligën e Kampionëve pastaj e pret përballja me rivalin e përbetuar, Barcelonën në “Camp Nou”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër