LSDM-ja e kënaqur me rezultatin në Bërvenicë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 tetor, Zhurnal.mk – Megjithëse kandidati i saj për kryetar komune nuk kaloi në rrethin e dytë, LSDM-ja shprehet e kënaqur me rezultatin.

Rezultatet fillestare nga Qendra Analitike e LSDM-së për zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës tregojnë se, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2025, votat e VMRO-së janë ulur për 13%, ndërsa votat e LSDM-së janë rritur për 46%, thonë nga LSDM.

Sipas kësaj partie, konkretisht, nga 3.388 vota që kishte fituar në zgjedhjet për kryetar komune në vitin 2025, kandidati i VMRO-së, Stojanço Radiçevski, tani ka fituar 2.944 vota. Kjo paraqet një rënie të mbështetjes prej 13%.

“Rënia e VMRO-së është edhe më e madhe, mbi 20%, nëse merret parasysh se edhe “E di” dhe E Majta e mbështetën kandidatin e VMRO-së. Në vitin 2025, LSDM-ja kishte fituar 481 vota për kandidatin e saj për kryetar komune, ndërsa tani, në vitin 2026, kandidati i LSDM-së, Jovica Radeski, ka fituar 706 vota, që paraqet një rritje prej 46%. Rezultatet në Bërvenicë e konfirmojnë trendin se mbështetja për VMRO-në po bie, ndërsa besimi te LSDM-ja po rritet.”, – thonë nga LSDM.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër