Shkup, 19 tetor, Zhurnal.mk – Kuvendi sot në kuadër të mbledhjes së 126-të plenare e solli vendimin për vazhdim të gjendjes së krizës edhe për gjashtë muaj për shkak të mundësisë për shkaktim të çrregullimit në furnizimim me naftë dhe derivate të naftës.
Me vendimin, gjendja e krizës vazhdohet deri më 20 prill të vitit 2027.
Në kuadër të mbledhjes së 126-të, deputetët i sollën edhe Ligjin për revizion shtetëor dhe vendimin për dërgim të pjesëtarëve të ARM-së në misionin ndërkombëtar Altea në Bosnjë e Hercegovinë.
Kuvendi e zgjodhi edhe Aleksandar Naumovskin, profesor në Fakultetin ekonomik në Shkup, komisionar të jashtëm në Komisionin për letra me vlerë.
Kuvendi vazhdon me punë pas mbledhjes së 125-të plenare.
