Mevlan Ademi: Provimi i jurisprudencës në shqip, një arritje e madhe, po thyhet një barrierë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 tetor, Zhurnal.mk – “Provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe është një arritje e madhe, po thyhet një barrierë”, ka deklaruar Mevlan Ademi, njëri nga iniciatorët e protestave studentore për mundësimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Deklarata e Ademit vjen pas njoftimit të ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, se është prezantuar zgjidhja ligjore që do të mundësojë mbajtjen e provimit edhe në gjuhën shqipe.

Shasivari deklaroi se po numëron ditët deri në heqjen e barrierës gjuhësore 35-vjeçare. Ndërkaq, për studentët shqiptarë të drejtësisë, kjo çështje ishte prej vitesh objekt kërkesash dhe protestash.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër