Blero humb personin e dashur: S’do të të harroj kurrë, do të më mungosh gjithmonë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Këngëtari i njohur, Blero, ka ndarë me ndjekësit një lajm të trishtë, duke bërë të ditur se ka humbur një person të dashur për të.

Përmes një mesazhi prekës, Blero i ka dhënë lamtumirën mikut të tij të ngushtë, Argjir Rexha, duke shprehur dhimbjen për humbjen e tij.

“Lamtumirë, vëlla i zemrës, Argjir Rexha! Nuk po mundem ta besoj që sot duhet të flas për ty në kohën e shkuar. Do të më mungosh gjithmonë, shoku im i ngushtë”.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe gjithë shoqërisë. Zoti ju dhëntë forcë për ta përballuar këtë dhimbje. U prefsh në paqe, vëlla, nuk do të të harroj kurrë”, ka shkruar Blero në Instagram.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër