Rama tregon se a do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 19 tetor Zhurnal.mk – Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka deklaruar është i gatshëm ta marrë drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në emisionin “DPT te Fidani”, Rama tha se është absolutisht i gatshëm për këtë angazhim, duke theksuar se ka pasur biseda si me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun, ashtu edhe me anëtarë të tjerë të partisë

“Unë i kam ndihmuar Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas 12 viteve, LDK është e para në kryeqytet, dhe e kam ofruar, po them, ndihmën time gjatë gjithë kohës dhe vazhdoj me e ofru këtë ndihmë. Normal që jam i interesuar me i ndihmu Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe me nxjerr prej aty ku është. Si gjithmonë, kam qenë aty për ta, jam aty për ta, do të jem aty për ta”, u shpreh Rama.

Megjithatë, ai tha se ende nuk e ka marrë vendimin nëse do të jetë kandidat për kryetar në zgjedhjet e brendshme të LDK-së.

“Ende nuk e kam marr vendimin, por besoj që po!”, u shpreh ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër