Dy kandidate për ambasadore kalojnë filtrin në Komisionin për Politikë të Jashtme

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 tetor Zhurnal.mk – Në Komsionin për Politikë të Jashtme e kaluan filtrin dy kandidate për ambasadore të ardhshme të venit. Elma Altorok prezantoi vizionin e saj si ambasadore në Egjipt kurse Tatjana Loparski në Hungari.

Në shtator kaluan katër kandidatë të tjerë. Kandidatët ishin propozuar nga qeveria në koordinim me Presidenten, kishin marrë pëlqimin e vendeve përkatëse dhe procedura kishte ngecur në Kuvend që në fillim të vitit.

Presidentja ndërkohë duhet të nënshkruaj dekretin për emërimin e tyre. Ligji parashikon që të paktën 50% e ambasadorëve të jenë diplomatë të karrierës kurse ministri i Jashtëm Timço Mucunski ka këmbëngulur se Maqedonia tashmë përmbush kushtin dhe arrin në 60%.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër