Shkup, 20 tetor, Zhurnal.mk – Këshilli i prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Prokuroria publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shoqata e prokurorëve publikë kërkojnë nga Gjykata kushtetuese urgjentisht t’i vendosë në rend dite dhe t’i shqyrtojë nismat e parashtruara për vlerësim të kushtetutshmërisë së dispozitave të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për rrogat e prokurorëve publikë, si dhe Ligjit për rrogat e anëtarëve të Këshillave të prokurorëve pçublikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cialt për herë të tretë u ulën koeficientët për përllogaritje të rrogave të prokurorëve publikë.
“Me vendim të Këshillit drejtues të Shoqatës së prokurorëve publikë shprehet shqetësim serioz për shkak të mosveprimit të Gjykatës kushtetuese rreth nismave të parashtruara, me çka jo vetëm që sillet në pikëpyetje pavarësia e Prokurorisë publike dhe parimet e sundimit të së drejtës, por edhe krijohet disparitet serioz mes funksionit gjyqësor dhe ati të prokurorisë publike, që është në kundërshtim me standardet evropiane dhe ndërkombëtare”, qëndron në kumtesën e PPRMV-së.
Nga atje theksojnë se për komunitetin e prokurorëve publikë nuk ka kurfarë hamendje në pikëpamje të arsyeshmërisë së nismave të parashtruara, aq më tepër që edhe vetë Gjykata kushtetuese në vendimin e vet me të cilin vendosi të inicojë procedurë për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë të këtyre vendimeve ligjore ka cekur se:
“… Është e pakontestueshme se rregullimi i rrogave është materie ligjore dhe ligjdhënësi ka të drejtë ta rregullojë vlerën e rrogave të prokurorëve publikë dhe anëtarëve të Këshillit të prokurorëve publikë, por Gjykata shprehi dyshim se, ligjdhënësi, me uljen e koeficientëve për përllogaritje të rrogave të prokurorëve publikë dhe anëtarëve të Këshillit të prokurërëve publikë, ka hyrë në pavarësinë e garantuar kushtetuese dhe pavarësinë e prokurorisë publike, ndërkaq e ka sjellë në pikëpyetje edhe realizimin e të drejtës së të punësuarve për fitim adekuat nga neni 32 paraghrafi 3 i kushtetutës, i cili del nga statusi i tyre dhe krijon obligim për shtetin përmes rregullimit ligjor të sigurojë bazë juridike për realizimin e tij…”.
Teksti i plotë të këtij vendimi të Gjykatës kushtetuese është i kapshëm në këtë LINK.
“Duke pasur parasysh qëndrimin e këtillë të Gjykatës kushtetuese, për prokurorët publikë është e pakuptueshme çdo shtyrje e vendimit apo sjellje në pikëpyetje e parimeve të pavarësisë dhe mëvetësisë në veprimin e prokurorisë publike, për të cilat Gjykata kushtetuese është deklaruar dhe i ka konformuar si të pakontestueshme”, theksojnë nga PPRMV.
Në kumtesë ceket se qëndrimet të cilat i kontestojnë këto parime janë precedent i rrezikshëm, i cili jo vetëm që është në kundërshtim me standardert evropiane për sundimin e së drejtës, por edhe rrezikon të shkaktojë ikje serioze të kuadrit të prokurorisë publike dhe me atë të rrezikohet kryerja normale e funksionit të prokurorit publik.Plotësisht, potencojmë se rrogat e prokurorëve publikë në shtet edhe më tej janë më të ulëta në krahasim me të gjitha vendet e tjera në rajon.“
Të gjitha këto gjendje, shtojnë nga atje, të shoqëruara edhe me mungesën kornike të shërbimit të prokurorisë publike, buxhetin dhe kushtet për punë, krijojnë situatë absolutisht të paqëndrueshme e cila kanosë ta rrezikojë funksionimin e prokurorisë publike, e me atë të reflektohet drejtpërdrejtë mbi realizimin e të drejtave dhe mbrojtjen e qytetarëve.
“Presim kjo gjendje të notohet edhe në raportin e ardhshëm të Komisionit evropian për vendin, si kthim prapa dhe rrezikim shtesë i pavarësisë së Prokurorisë publike. Prandaj kërkojmë nga Gjykata kushtetuese, pas më shumë se 8 muajve nga parashtrimi, të reflektojë ndaj argumenteve të cekura në nismat e parashtruara, të cilat mbështeten edhe me analiza krahasuese nga vendet në rajon dhe Evropë, me çka do ta korrigjojë padrejtësinë që i shkaktohet prokurorisë publike si një prej shtyllave kyçe të shtetit juridik”, theksojnë nga PPRMV.
