9
Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë zhvendosur sërish në sheshin “Skënderbej”. Protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe lëndë piroteknike në drejtim të forcave të rendit.
Forcat e sigurisë janë kundërpërgjigjur menjëherë duke hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit dhe për të marrë sërish kontrollin e situatës.
