Artan Grubi: Do t’i thërrasë ministrat e LSDM-së dhe BDI-së si dëshmitarë në gjykatë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 tetor Zhurnal.mk – Ish-zv.kryeministri i parë i Qeverisë së RMV-së, Artan Grubi, në një deklaratë për sdk.mk ka bërë të ditur se ka propozuar si dëshmitarë të gjithë ministrat që kanë qenë të pranishëm në mbledhjen e Qeverisë, të cilën ai e kishte drejtuar.

Në atë mbledhje ishte marrë vendimi për blerjen e terminaleve të kontestuara VLT për Lotarinë Shtetërore, në vlerë prej 9,7 milionë eurosh.

Sipas Grubit, ministrat duhet të dëshmojnë për rrethanat në të cilat është marrë vendimi. Grubi është ndër të akuzuarit për keqpërdorime në rastin “Lotaria e Maqedonisë”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër