Konjufca në OKB: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së përmban gabime, presim të korrigjohen në Apel

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 21 tetor, Zhurnal.mk – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka deklaruar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së përmban gabime faktike dhe përmbajtësore.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen për Kosovën, Konjufca ka shprehur pritjen që këto gabime të korrigjohen gjatë procesit të apelit.

“Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së përmban gabime në fakte dhe në përmbajtje. Ne presim që këto gabime të korrigjohen në procesin e apelit. Drejtësia duhet të jetë e paanshme, të mbështetet në fakte dhe prova dhe të garantojë një proces të drejtë për të gjithë”, është shprehur Konjufca.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër