Bajrami e LDK-së kërkon përgjegjësi për mospërfundimin e rrugës Prishtinë-Podujevë

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 21 tetor, Zhurnal.mk – Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka kërkuar përgjegjësi që ende nuk ka përfunduar rruga magjistrale Prishtinë-Podujevë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Bajrami ka rikthyer premtimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti, që kishte thënë se kjo rrugë do të përfundonte në vitin 2022.

Gjashtë vjet e mbi 20 miliardë euro, Bajrami i ka konsideruar të humbura.

“Më 2 nëntor 2021, Albin Kurti premtoi se rruga Prishtinë – Podujevë do të përfundonte në vitin 2022. Sot, gati pas pesë vitesh rruga ende nuk ka përfundu. Gjashtë vjet e mbi 20 miliardë Euro buxhet të humbura pa lënë asnjë shënjë në këtë vend. Përgjegjësi”, ka shkruar deputetja e LDK-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër