Përplasje e rëndë në Shkup, një veturë përfundon në barrierën e betonit

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 tetor, Zhurnal.mk – Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë në Shkup, pranë urës “Bellasicë”, ku janë përfshirë një “Volkswagen Passat” dhe një “Hyundai”.
Sipas informacioneve fillestare, veturat janë përplasur pranë stacionit hekurudhor, ndërsa njëra prej tyre ka përfunduar në barrierën e betonit. Në vendngjarje kanë ndërhyrë policia dhe dy autoambulanca.
Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për viktima apo të lënduar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër