Rama: Banka e Shqipërisë nuk është sulmuar as në vitin 1997

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 21 tetor, Zhurnal.mk – Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me drejtuesit e sistemit bankar ku shprehu solidaritetin e qeverisë pas sulmeve të dhunshme gjatë protestave dhe theksoi se institucionet do të vijojnë punën për adresimin e problematikave të qytetarëve.

“Jam këtu për t’ju shprehur solidaritetin lidhur me këtë moment kaq të rëndësishëm e kritik që po kalojmë. Jam këtu për t’ju thënë që kjo do të kalojë, por ne nuk do të harrojmë”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se qeveria ka detyra për të adresuar shqetësimet e qytetarëve që protestojnë paqësisht, si dhe të atyre që i mbështesin, por jo dhunën.

“Ka detyra për të adresuar problematikat e atyre që janë në protestë ose ishin në protestë paqësisht, por edhe të shumë të tjerëve që i mbështesin ata që janë në protestë, por jo dhunën, jo gurin”, deklaroi Rama.

Ai u ndal te sulmi me gurë ndaj Bankës së Shqipërisë, duke e cilësuar atë si një ngjarje të rëndë dhe duke e krahasuar me situatën e vitit 1997.

“Banka e Shqipërisë nuk është sulmuar as në ’97, sepse nuk kishte banka të tjera. Bankat e tjera ishin Sudja me Xhaferin, ku nuk kishe çfarë të sulmoje më, se i avulluan lekët e shqiptarëve. Banka e Shqipërisë nuk është prekur as në ’97-ën dhe sot është gjuajtur me gur”, tha kryeministri.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër