Behramaj i del krah Grudës: Je vendosur padrejtësisht në këtë pozitë, mbaje kokën lart dhe ndjehu krenar

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 22 tetor Zhurnal.mk  –Ish-këshilltari politik i ish-presidentit Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka reaguar pas deklarimit të deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, lidhur me kërkesën e kësaj partie për kthimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar  nga presidentja.

Përmes një statusi në Facebook, Behramaj i ka dalë në mbrojtje Grudës, duke thënë se ai është vendosur padrejtësisht në këtë pozitë dhe se po detyrohet të përballet me, siç i ka quajtur ai, intriga dhe konspiracione rreth ligjit.

Ai i ka bërë thirrje Grudës që të mos ndikohet nga kritikat dhe ta mbajë kokën lart, duke i dhënë edhe një mesazh për zhvillimet e ardhshme politike.

Postimi i tij, pa ndërhyrje:

Përparim Gruda po me vjen keq qe per arsye qe ne i dime, po duhet te tolerohen intrigat dhe konspiracionet qe po “ziejne” rreth ligjit. Je vendosur padrejtesisht ne kete pozite dhe te ka rene hise te durosh lloj-lloj pallavrash. Por, mbaje koken lart dhe ndjehu krenar!

Edhe behu gati per gare!

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër