Shkup, 23 tetor, Zhurnal.mk – MPB Maqedoni njofton se në natën në mes 22 dhe 23 tetorit, në Shkup, në lokacione të ndryshme, nëpunësit policorë i kanë privuar nga liria Sh.B. (45), S.P. (27), B.O. (37), A.T. (29), L.S. (34), B.T. (45), E.S. (23), të gjithë nga Shkupi, një 14-vjeçar nga rrethina e Shkupit, G.Ç. (33) dhe D.A. (19), të dy nga Velesi, N.F. (22) nga Tetova dhe A.Ç. (24) nga Turqia, pasi te ta janë gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore e bardhë dhe marihuanë.
“Më 22.10.2026, në orën 23:20, para një objekti hotelierik në shëtitoren e qytetit në Manastir, nëpunës policorë të SPB Manastir e kanë privuar nga liria A.K. (39) nga Manastiri, pasi gjatë kontrollit te ai është gjetur dhe sekuestruar një substancë pluhurore”.
“Më 22.10.2026, në orën 03:00, në Strumicë, nëpunës policorë të SPB Strumicë e kanë privuar nga liria K.P. (22) nga Strumica. Gjatë kontrollit të kryer, ai ka dorëzuar dy paketime me hashash. Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të parashtrohen parashtresa përkatëse”, thonë nga MPB.
