Në mesditë bionde, në mbrëmje me flokë kafe, prezantuesja e motit e kap “primen” e saj

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Moderatorja e njohur e motit në televizionin zviceran SRF, Sandra Boner, ka befasuar shikuesit me një ndryshim të papritur në pamjen e saj.

Boner u shfaq me flokë bionde gjatë edicionit të mesditës të emisionit “Meteo”, ndërsa vetëm rreth shtatë orë më vonë, në edicionin e mbrëmjes, ajo u paraqit me flokë ngjyrë kafe të errët.

Ndryshimi i shpejtë tërhoqi vëmendjen e publikut, pasi moderatorja është shfaqur ndër vite me stile dhe ngjyra të ndryshme të flokëve, shkruan Blick.

Sipas Blick, televizioni SRF ka sqaruar se ndryshimi i ngjyrës së flokëve u bë të martën pasdite, në kuadër të jetës së saj private. Nga televizioni kanë theksuar gjithashtu se moderatorët kanë liri në vendimet që lidhen me stilin personal, përfshirë modelin dhe ngjyrën e flokëve.

Sandra Boner, 51-vjeçare, është e njohur për eksperimentet me pamjen e saj. Për shumë vite, flokët në nuanca të së kuqes ishin një nga tiparet e saj më karakteristike.

Në verën e vitit 2023, ajo u shfaq me flokë rozë, duke u përshtatur me atmosferën e krijuar nga filmi “Barbie”.

Më vonë, moderatorja provoi edhe modelin “mullet”, ndërsa në mars të vitit 2026 tërhoqi vëmendjen me një prerje të shkurtër bionde dhe balluke të shkurtra.

Tani, kalimi nga bionde në brune është ndryshimi i saj më i fundit, duke dëshmuar edhe një herë se moderatorja nuk heziton të eksperimentojë me stilin e saj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër