Demo në San Patrignano me kryeministren Meloni: Përballja me varësitë kërkon bashkëpunim ndërkombëtar

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 23 tetor, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo mori pjesë në Takimin Ndërkombëtar të Nivelit të Lartë për Parandalimin e Varësive dhe Rehabilitimin, në San Patrignano të Italisë, ku ishte e pranishme edhe Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, e homologë nga vende evropiane.

Në një postim sot në rrjetet sociale, Demo thekson se në fokus të takimit ishte rëndësia e një qasjeje të gjithanshme në luftën kundër drogës, e cila ndërthur sigurinë dhe zbatimin e ligjit me parandalimin e varësive, mbrojtjen e të rinjve dhe mbështetjen për rehabilitimin e riintegrimin në shoqëri të personave që përballen me varësinë.

“Përballja me këtë fenomen kërkon përgjegjësi të përbashkët, bashkëpunim ndërkombëtar dhe politika të qëndrueshme që synojnë jo vetëm luftën kundër trafikimit dhe shpërndarjes së drogës, por edhe parandalimin e pasojave sociale dhe shëndetësore të varësive”, shkruan Demo.

“Parandalimi, rehabilitimi dhe riintegrimi përbëjnë elemente thelbësore të një strategjie afatgjatë, me në qendër mbrojtjen e të rinjve dhe krijimin e mundësive konkrete për një jetë të shëndetshme e të sigurt”, thekson Demo, në postimin në rrjetet sociale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër