Berisha fton shqiptarët në protestën e nesërme: PD në mbështetje të studentëve

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 23 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD-ja do të jetë e pranishme në çdo protestë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Berisha theksoi se PD do të mbështesë protestat studentore dhe do të jetë e pranishme  përmes anëtarëve të Forumit Rinor, drejtuesve dhe deputetëve të saj.

Ai shtoi se anëtarët e Forumit Rinor të PD-së nga universitetet dhe shkollat e larta kanë marrë pjesë në protestë që prej fillimit dhe do të vijojnë të jenë pjesë e saj.

Berisha gjithashtu u bëri thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në protestën kombëtare të thirrur nga PD nesër, në mbështetje të studentëve që po protestojnë në Tiranë.

“Nesër është thirrur protestë kombëtare e PD në mbështetje të studentëve dhe unë edhe një herë i them Edi Ramës: hiq dorë nga dhuna ndaj studentëve, sepse në mënyrë absolute vendosmëria jonë është mbrojtja e tyre me të gjitha mjetet në rast nevoje”, tha Berisha.

“Dhuna me studentët nuk do të tolerohet jo vetëm nga të afërmit e tyre, por nga asnjë qytetar shqiptar. Ndaj dhe nesër të gjithë qytetarët shqiptarë, të gjithë demokratet e demokratët do lënë çdo gjë, do vërshojnë drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për t’i dhënë mësimin e duhur Edi Ramës: mos prek studentët! Studentët po sakrifikojnë me një guxim të paparë në rrugët dhe sheshet e Tiranës për çdo shqiptar”, deklaroi Berisha.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër