“Safe City” e kapi me 166 km/h, serbi arrestohet tre muaj më vonë në Tabanoc

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tabanoc, 24 tetor Zhurnal.mk – Një shtetas 39-vjeçar serb u arrestua në pikën kufitare të Tabanocit, pasi sistemi “Safe City” e kishte regjistruar më 15 korrik duke vozitur me 166 km/h në një segment të autostradës Gjevgjeli–Demir Kapi, ku kufizimi është 80 km/h.

Ai u arrestua më 23 tetor, teksa po përpiqej të largohej nga Maqedonia e Veriut. Pas arrestimit, u dërgua në stacionin policor të Negotinës, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër