Izet Mexhiti: Ne pritëm Kurtin, ata para neve Vuçiqin me qilim të kuq

nga Xh M

Shkup, 21 tetor – Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti në emisionin N’ODD te PortaliX të gazetarit Furkan Saliu bëri krahasimin e vizitës së presidentit të Serbisë, Vuçiq në Shkup gjatë periudhës së qeverisjes së VLEN dhe në kohën kur në qeveri kanë qenë BDI. Ai gjithashtu kujtoi se vizitën e parë zyrtare në qeverinë aktuale e bëri kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Vizita e parë e kryeministrit Mickoski në Uashington, e dyta në Londër. Vizita e parë e kryeministrit të parë në Maqedoni ka qenë Kurti, pastaj ne ishim në Kroaci. E në fund e kemi vizitën e Vuçiqit. Ne nuk e kemi prit si dikush tjetër Vuçiqin, jo ministrat e kryeministrat po edhe kryetarët e partive e kanë pritur Vuçiqin”, deklaroi Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More