Bllokimi i aksit Librazhd-Qafë Thanë, policia: Hapet qarkullimi në të dy kahet e lëvizjes

Nga B.M
646 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Pas disa orësh bllokimi aksi Librazhd- Qafë Thanë është hapur për qarkullim në të dy korsitë. Fillimisht u raportua se është hapur njëra korsi ndërsa policia ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me ngjarjen.

Policia thekson se në vendin e quajtur Dragostunjë është hapur qarkullimi i automjeteve normalisht në të dyja kahet. Më tej autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar dhe për te respektuar rregullat e qarkullimit.

“Librazhd/ Në vijim të informacionit të dhënë për bllokimin e qarkullimit në aksin rrugor “Librazhd – Qafë Thanë”, në vendin e quajtur Dragostunjë, ju njoftojmë se aktualisht rruga është hapur dhe qarkullimi i automjeteve vijon normalisht në të dyja kahet e lëvizjes.

Shërbimet e Policisë Rrugore, patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat janë prezente në të gjithë gjatësinë e aksit, me qëllim monitorimin e lëvizjes së lirë të automjeteve.

Për shkak të fluksit të shtuar, Policia Rrugore e Elbasanit apelon për kujdes gjatë qarkullimit, qëndrimin në radhë dhe respektimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në rast nevoje, apo për të denoncuar shkeljet e rregullave të qarkullimit që sjellin për pasojë ngadalësim apo bllokim të lëvizjes, telefononi në 112 dhe kontaktoni shërbimet e Policisë që janë në detyrë”, njofton policia.

Bllokimi u shkaktua nga shembja e një masivi të madh shkëmbor pranë fshatit Dragostunjë duke lënë për orë të tëra të bllokuar mijëra qytetarë. Fatmirësisht, nga ky incident nuk u raportuan persona të lënduar.

Autoriteti Rrugor Shqiptar. ARRSH ka mohuar që punimet në këtë aks të jenë shkaku i incidentit, duke ia atribuuar situatën motit të keq dhe reshjeve.

Ekipet e ndërhyrjes punuan për orë të tëra në terren, duke kryer shembjen e kontrolluar të faqes së malit, me qëllim eliminimin e çdo rreziku të mëtejshëm për qarkullimin e mjeteve.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër