Rreth 300 raste të zjarreve në tri ditët e fundit, kryesisht shkaktar dora e njeriut

nga D V

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Genc Metaj, ka thënë se situata me zjarre është shumë serioze, raporton Ekonomia Online.

Në konferencën për media lidhur me situatën aktuale të zjarreve të hapura fushore dhe malore, Metaj ka thënë se kjo situatë paraqet rrezik për qytetarë.

““Kjo gjendje paraqet rrezik për qytetarët dhe në ditët e fundit është ndjerë kjo gjendje. AME është aktivizuar në shuarjen e zjarreve dhe nga statistikat që kemi marrë është si në vijim: Vetëm në javën e parë 57 raste të zjarrit, ndërsa nga data 7 deri më 10 mars mbi 290 raste të zjarreve kanë qenë. Zjarret më serioze janë në Drenas, Kamenicë dhe Malishevë. Nëse flasim për shkaqet janë kryesisht dora e njeriut dhe ne si AME kemi ngrit gjendjen e gatishmërisë dhe që nga sot do të fillojmë patrullimin në tërë Kosovën”, tha ai.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More