Meta kandidat për deputet në Tiranë në listë të hapur

nga D V

Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi dje vendimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për të qenë kandidat për deputet në listën e hapur në Qarkun e Tiranë, të koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, në zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj.

Ndryshe nga sa është thënë në ditët e fundit, që ka qenë dhe një kërkesë e vetë Partisë së Lirisë, që Ilir Meta do të garonte në Fier.

Këtë të hënë, kryesia e Partisë së Lirisë ka vendosur që Meta të jetë kandidat në listë të hapur në Tiranë.

Meta ndodhet në burg prej disa muajsh i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash. Ndërkohë që nuk ka ende një vendim të gjykatës për fajësinë e tij, kryetari i PL-së mund të zgjidhet deputet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More