“Jo” – Kështu përgjigjet Mickoski kur pyetet për rikonstruim të Qeverisë

nga Redaksia

Shkup, 7 prill – “Qeveria nuk do të rikonstruohet para zgjedhjeve lokale”, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën e sotme.

I pyetur nëse planifikohet rikonstruim të Qeverisë para zgjedhjeve lokale, kryeministri u përgjigj shkurt: “Jo”.

Kryeministri ritheksoi se Qeveria funksionon e bashkuar. “Marrëdhëniet në Qeveri janë të shkëlqyera”, tha Mickoski.

Ditët e fundit një pjesë e mediave raportuan për trazira në koalicionin nga blloku politik shqiptar “VLEN” dhe largimin e ministrit të Shëndetësisë Arben Taravari nga ky koalicion.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More