Vrapçisht, 6 shtator Zhurnal.mk – Kryetari i Vrapçishtit, Isen Shabani është parë sonte nga reporterët e Televizionit Alsat në një darkë të përbashkët me kryeshefin e SPB-së në Tetovë, Rijat Ali.
Nuk ka akoma konfirmim zyrtar nga palët për qëllimin e takimit, por Alsat jozyrtarisht mëson se temë diskutimi ka qenë kalimi i Shabanit në VLEN.
Informacioni se Shabani dhe një tjetër kuadër i ASH-së mund të shkëputen nga mbështetja ndaj Arben Taravarit qarkullon prej kohësh. Lëvizjet mund të konkretizohen ditëve në vijim.
Sipas asaj që publikoi Alsat, kryetari i Vrapçishtit, Isen Shabani kuadër i ASH-së mund të rreshtohet në radhët e VLEN.
Ai mbrëmë ishte parë në një darkë të përbashkët me kryeshefin e SPB-së në Tetovë, Rijat Ali.
“Nuk ka akoma konfirmim zyrtar nga palët për qëllimin e takimit, por Alsat jozyrtarisht mëson se temë diskutimi ka qenë kalimi i Shabanit në VLEN. Informacioni se Shabani dhe një tjetër kuadër i ASH-së mund të shkëputen nga mbështetja ndaj Arben Taravarit qarkullon prej kohësh. Lëvizjet mund të konkretizohen ditëve në vijim”, raportoi Alsat lidhur me foton ku ishte parë Shabani.
Por, kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka mohuar lajmet se Isen Shabani të ketë kaluar në VLEN.
Taravari për portalin Tetovasot ka theksuar se është në kontakt të përditshëm me Shabanin dhe se informacionet për kalimin e tij në VLEN nuk janë të vërteta.
“Iseni është kryetar i komunës i zgjedhur nga koalicioni AKI. Dhe vazhdon të jetë anëtar i kryesisë së ASH-së”, deklaroi Taravari.
