Prishtinë, 6 shtator Zhurnal.mk – Policia ka njoftuar se të shtunën rreth orës 03:50, në rrugën “Lidhja e Pejës”, pas një mosmarrëveshjeje, një person mashkull kosovar dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër.
Si pasojë e të shtënave, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.
Njoftimi i plotë:
Advertisement
VRASJE NË TENTATIVË/Rr. Lidhja e Pejës, Prishtinë / 05.09.2026 – 03:50. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar (m/k), pas një mosmarrëveshje, në një lokal ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës (m/k). Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
