Prishtinë, 18 gusht Zhurnal.mk – Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në takimin me Albin Kurtin nuk është diskutuar për emra konkretë për presidentin e ardhshëm të Kosovës.
Abdixhiku theksoi se për LDK-në është e rëndësishme që presidenti apo presidentja e ardhshme të ketë vlera dhe bindje që mbrojnë Republikën e Kosovës.
“Për ne, LDK, është shumë e rëndësishme që të ketë vlera dhe bindje presidenti apo presidentja e ardhshme, të mbrojë Republikën e Kosovës. LDK gjithmonë i ka dhënë Kosovës president të jashtëzakonshme andaj edhe këtë herë do ta bëjë një gjë të tillë”, tha ai.
