Protesta e 80-të në Tiranë, ripërsëriten kërkesat

Nga Xh M
553 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 18 gusht Zhurnal.mk – Në Tiranë po zhvillohet sot protesta e 80-të, kundër investimit turistik të planifikuar në Zvërnec dhe me kërkesa për ndryshime politike.

Protestuesit u mblodhën në sheshin “Skënderbej” për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë, ku mbahen fjalimet në foltoren e improvizuar.

Qytetarët vijojnë të përsërisin kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e “kastës së vjetër” politike, shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, ndryshimin e ligjit zgjedhor etj.

Në foltoren përpara Kryeministrisë një qytetar tha në fjalën e tij se “për 80 ditë janë munduar të na imponojnë teza të ndryshme, harrojnë se për 13 vjet ato teza dështuan. Kishin çdo mjet në dorë për ta bërë Shqipërinë por nuk e bënë. Tani që kanë humbur çdo legjitimitet popullor po përpiqen për të na orientuar se çfarë duhet të bëjmë”.

“Për 80 ditë kjo protestë ka nxjerrë në pah pafuqinë që ka qeveria para popullit. Me këtë rezistencë e kemi treguar se makineria e propagandës para këtij populli është e pafuqishme“, tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër