Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit mori çmimin “Përvoja më e këndshme në aeroport në Evropë” për vitin 2025

Nga D. V.
675 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 shkurt – Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit mori çmimin për cilësinë e shërbimeve të aeroportit (ASQ) për vitin 2025 “Përvoja më e këndshme në aeroport në Evropë” nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI). 

Koncesionari TAV Maqedonia sot njoftoi se çmimi që Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit e merr për herën e 11-të është një mirënjohje tjetër nga pasagjerët që plotësuan sondazhet për kënaqësinë ndaj cilësisë së shërbimeve të aeroportit, përmes këtyre anketave matën treguesit kryesorë si efikasiteti i regjistrimit të pasagjerëve dhe bagazheve, kontrolli i sigurisë, orientimi brenda aeroportit, si dhe lehtësinë e përgjithshme të lëvizjes nëpër aeroport.

“Kjo mirënjohje për herën e 11-të tregon qëndrueshmërinë e përsosmërisë sonë operative dhe përkushtimin tonë të vazhdueshëm ndaj shërbimeve cilësore të aeroportit. Në vitin 2025, gjithashtu, arritëm një sukses historik duke shërbyer mbi 3 milion pasagjerë – gjë që e bën këtë arritje edhe më të rëndësishme. Ky çmim, i bazuar plotësisht në reagimet e udhëtarëve përmes programit të cilësisë së shërbimeve të aeroportit, konfirmon fokusin tonë strategjik në efikasitet, siguri dhe përvojën e pasagjerëve”, tha në një deklaratë të shkruar Nexhat Kurt, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedonia.

Sipas Xhastin Erbaçi, drejtor i përgjithshëm i ACI World, marrja e çmimit ASQ për cilësinë e shërbimeve të aeroportit nga ACI konfirmon përkushtimin e vazhdueshëm të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit për të dëgjuar pasagjerët e tij. “Kjo mirënjohje pasqyron përpjekjen tuaj për përmirësim të vazhdueshëm dhe sigurimin e një përvoje të jashtëzakonshme për të gjithë pasagjerët”, thekson Erbaçi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër