Afati për presidentin, Kurti: Jam në kontakt me Hamzën e Abdixhikun, do të takohemi javën e ardhshme

Nga D. V.
320 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 prill, Zhurnal.mk – Kreu i Qeverisë së Kosovës dhe lideri i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se do të ketë takime javën e ardhshme për temën e presidentit.

Kurti duke shkuar për në seancë të Kuvendit ka thënë se është në kontakt edhe me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe me kreun e PDK-së, Bedri Hamza.

“Do të ketë takime në javën e ardhshme”, ka thënë Kurti.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës me vendimin e fundit të nxjerrë për Dekretin e presidentes Vjosa Osmani, kishte konstatuar se i njejti s’kishte kurrfarë efekti dhe i ka dhënë edhe 34 ditë afat shtesë për zgjedhjen e presidentit të ri. Kjo pasi ka konstatuar se mes datës kur është konstituuar Kuvendi dhe datës 4 mars, nuk ka pasur hapësirë për konsumimin e afatit 60 ditor.

Kushtetuesja megjithatë ka sqaruar se presidenti duhet të zgjidhet brenda 60 dite dhe se ky afat duhet të nis e të përmbyllet 30 ditë pa i kaluar mandati presidentit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër