Murati i përgjigjet Hamzës: Rritja ekonomike më 2025 për shkak të ngërçit politik, jo dështimeve të qeverisë

Nga D. V.
339 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 3 prill, Zhurnal.mk – Ministri i Financave, Hekuran Murati i ka reaguar Bedri Hamzës, pasi ky i fundit ia përmendi raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Murati gjithashtu pati akuza ndaj Hamzës për udhëheqjen e ministrisë gjatë vitit 2018, raporton Ekonomia Online.

Murati në foltoren e Kuvendit tha se rritja ekonomike ka qenë për shkak të ngërzit politik në vendin 2025.

“Sa i përket raportit të FMN-së. I nderuar zotëri Hamza, po, është e vërtetë që vitin e kaluar rritja ekonomike është përllogaritur të jetë 3.6%.

Por kjo, edhe sipas raportit të konfirmuar, është për shkak të mosfunksionimit të plotë të institucioneve. Siç e dini, pra vitin e kaluar, gjatë gjithë vitit, Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk ka qenë në funksion efektiv dhe ka pamundësuar shumë prej reformave, e madje edhe miratimin e shumë prej marrëveshjeve ndërkombëtare që do t’i jepnin impuls shtesë ekonomisë së vendit. Sa për krahasim, në vitin 2018 kur ju keni qenë ministër i Financave pa asnjë krizë, me parlament funksional, me qeveri funksionale rritja ekonomike ka qenë veç 3.4%. Pra, më e ulët sesa ne që e kemi pasur kur ka pasur kuvend jofunksional. Sa i përket pagave, u tha që nuk janë rritur. E pavërtetë gjithashtu. Pra, në sektorin publik pagat janë rritur 45%, duke mos llogaritur këtu edhe pagën e 13-të që sapo është dhënë. Ndërkaq paga minimale, nga niveli 170 euro që e kemi gjetur, aktualisht është 264 euro dhe në korrik të këtij viti bëhet 500 euro. Pra, trefishim gati i pagës minimale në sektorin privat“, tha Murati.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër