Afrim Gashi pret delegacionin turk në Shkup, theksohet bashkëpunimi dhe fuqizimi i grave

Nga D. V.
401 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 maj Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, realizoi një takim me kryetaren e Forumit të Grave të Partisë AK, Tugba Ishik Erxhan, si dhe me deputeten e Kuvendit të Madh Popullor të Republikës së Turqisë, Rukije Genç Toj, të cilat po qëndrojnë në Shkup në kuadër të konferencës së organizuar si pjesë e programit “Nga zemra në zemër” (Gönülden Gönüle) për Ballkanin.

Siç kumtuan nga kabineti i Gashit, në takim, kryetari Gashi i përgëzova për iniciativën e vlefshme dhe organizimin e suksesshëm të konferencës, me ç’rast u shkëmbyen mendime dhe përvoja lidhur me përforcimin e rolit të grave dhe rëndësinë e përfaqësimit të tyre në jetën publike dhe politike. Njëkohësisht, ai shprehu mbështetjen e tij të plotë për avancimin e pjesëmarrjes dhe lidershipit të grave.

“Bashkëbiseduesit e vlerësuan takimin si miqësor dhe konstruktiv, duke theksuar se ai paraqet një kontribut të rëndësishëm në thellimin e dialogut, bashkëpunimit të ndërsjellë dhe marrëdhënieve miqësore”, theksohet në kumtesë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër