Agon Bytyqi mbetet edhe për pesë vjet të tjera në postin e zëvendësdrejtorit të AKI-së

Nga D V
1,243 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 8 korrik, Zhurnal.mk – Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, ka nënshkruar vendimin për vazhdimin e mandatit të Agon Bytyqit si zëvendësdrejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Sipas njoftimit të Haxhiut, Bytyqi do të vazhdojë të ushtrojë këtë detyrë edhe për një mandat pesëvjeçar.

Ajo ka theksuar se përvoja e tij, njohja e institucionit dhe përgjegjësia e dëshmuar gjatë mandatit të parë janë vlerësuar si të rëndësishme për vazhdimësinë dhe punën profesionale të AKI-së në mbrojtje të sigurisë së vendit.

Haxhiu ka bërë të ditur se Bytyqi është falënderuar për punën e deritanishme, ndërsa i janë uruar suksese në mandatin e ri.

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë është institucioni përgjegjës për mbledhjen dhe analizimin e informacionit me rëndësi për sigurinë e vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër