Ahmeti: Mbështesim propozimin për një njësi zgjedhore, për Qeverinë teknike duhet të konsultohemi me BE-në dhe SHBA-të

nga D. V.

Shkup, 14 janar – Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, pas takimit të liderëve në konferencë për shtyp tha se ai është pajtuar që të ketë një njësi zgjedhore, ndërsa në lidhje me qeverinë teknike, Ahmeti tha se duhet të ketë konsultime me BE-në dhe SHBA-të.

“Kemi diskutuar për anëtarësimin e vendit në BE, çështje për të cilën të gjithë duhet të angazhohemi me përkushtim të madh. Kryeministri referoi për takimet që ka pasur me autoritetet evropiane, me çka ne mbetemi të përkushtuar për të ndihmuar të gjindet zgjidhje sa më e shpejtë, me qëllim që vendi ynë të zë vendin e merituar në BE”.

“Sa i përket qeverisë teknike qëndrimi ynë është që duhet të konsultohemi dhe me bashkautorët e sjelljes së këtij ligji, Bashkimin Evropian dhe SHBA-të”, tha Ahmeti.

“Gjithashtu diskutuam se duhet të bëhen konsultime shtesë për Kodin Zgjedhor, me çka ne pajtohemi që të ketë një njësi zgjedhore. Kam pika tjera për të cilat duhet t’i diskutoj me kryeministrin Hristijan Mickoski në një takim tjetër”, tha Ahmeti. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More