MASH: Po e përforcojmë gjithëpërfshirjen me anëtarësimin në Agjencinë Evropiane për Nevoja të Veçanta dhe Arsim Gjithëpërfshirës

Nga admin
613 e lexuar
A+A-
Rivendos

Shkup, 14 janar – Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, sot u takua me Zhoao Kosta, drejtor i Agjencisë Evropiane për Nevoja të Veçanta dhe Arsim Gjithëpërfshirës (EASNIE), dhe me Ruta Svarinskaite, të cilët këto ditë janë për vizitë në vendin tonë.

Siç informon MASH, Janevska theksoi shkëmbimi i përvojave dhe praktikave pozitive me vendet e Evropës dhe të botës ka një rëndësi të madhe për ne në këtë drejtim, dhe për këtë arsye gëzohemi që po bëhemi vend anëtar i Agjencisë Evropiane për Nevoja të Veçanta dhe Arsim Gjithëpërfshirës (EASNIE).

“Punojmë vazhdimisht për rritjen e gjithëpërfshirjes së sistemit arsimor, sepse çdo fëmijë duhet të ketë qasje të barabartë në arsim cilësor dhe të marrë mundësinë për të arritur poten-cialin e tij të plotë, pavarësisht nga kompleksiteti i nevojave të veçanta arsimore. Kemi çfarë të ndajmë, pasi veçanërisht në vitet e fundit janë bërë hapa të mëdhenj përpara në ndërtimin e shoqërisë gjithëpërfshirëse, por si vend në zhvillim do të vazhdojmë gjithashtu t’i ndjekim me kujdes trendet që i imponojnë vendet e zhvilluara”, theksoi Janevska në takim.

Agjencia Evropiane për Nevoja të Veçanta dhe Arsim Gjithëpërfshirës është organizatë e pavarur që vepron si platformë bashkëpunimi ndërmjet vendeve anëtare, me qëllim sigurimin e sistemeve arsimore më gjithëpërfshirëse. Agjencia është i vetmi organ evropian që financohet nga vendet e saj anëtare me mision të qartë për t’i ndihmuar ato të avancojnë cilësinë dhe efikasitetin e arsimit gjithëpërfshirës për të gjithë nxënësit, përkatësisht, EASNIE bashkëfinancohet nga ministritë e arsimit të vendeve anëtare dhe nga Komisioni Evropian përmes një granti operacional në kuadër të programit Erasmus+. 

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër