Ahmeti: Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Ramiz Abdylit

Nga B.M
1,420 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 24 shkurt – Zhurnal.mk – Kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Prof. Dr. Ramiz Abdyli, duke e cilësuar atë si një ndër korifejtë e historiografisë shqiptare dhe figurë të nderuar në mbarë hapësirën shqiptare.

Në reagimin e tij, Ahmeti thekson se jeta dhe vepra e profesor Abdylit ishin të lidhura ngushtë me arsimin, shkencën dhe afirmimin e së vërtetës historike për shqiptarët. Ai veçon kontributin e tij si rektor i Universiteti i Tetovës, ku dha një rol të jashtëzakonshëm në konsolidimin e institucionit dhe në ngritjen akademike të brezave të rinj.

Sipas Ahmetit, dhjetëra vepra shkencore dhe studime të thelluara të Prof. Dr. Ramiz Abdylit do të mbeten referencë e përhershme për historinë kombëtare shqiptare.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Abdyli, kolegëve, studentëve dhe gjithë komunitetit akademik shqiptar. Kujtimi dhe vepra e tij do të jetojnë gjatë”, thuhet në mesazhin e liderit të BDI-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër