Struga zgjeron bashkëpunimin evropian – takim pune në Barleben

Nga B.M
355 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Strugë, 24 shkurt – Zhurnal.mk – Me mbështetjen e ambasadorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Berlin, Ylber Sela, kryetari i Komunës së Strugës Mendi Qyra realizoi një takim zyrtar me Frank Nase, kryetar i komunës gjermane Barleben, me qëllim thellimin e bashkëpunimit dhe hapjen e mundësive të reja për partneritet ndërmjet dy vetëqeverisjeve lokale.

Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe të hapur, ku u diskutua për bashkëpunim në fushën e ekonomisë, turizmit dhe arsimit, si dhe për shkëmbimin e përvojave me theks të veçantë në zhvillimin ekonomik lokal.

Barleben paraqet një shembull të suksesshëm të planifikimit strategjik, zhvillimit të infrastrukturës moderne dhe tërheqjes së investimeve, veçanërisht në sektorin e teknologjive të reja, gjë që rezulton me vende të reja pune dhe rritje të qëndrueshme ekonomike.

Në kuadër të bisedimeve u trajtua edhe tema e menaxhimit dhe administrimit të shërbimeve kundër zjarrit, si dhe mundësitë për mbështetje konkrete profesionale dhe teknike për Strugën në këtë fushë.

Komuna e Strugës mbetet e përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve funksionale dhe të qëndrueshme ndërkombëtare që sjellin dije, përvojë dhe përfitime reale për qytetarët.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër