Ahmeti: Në Prekaz u vulos betimi se liria fitohet me gjak

Nga D. V.
1,141 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 mars – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ishte sot për homazhe në Prekaz, ku ka theksuar rëndësinë historike të kësaj ngjarjeje për lirinë dhe shtetin e Kosovës.

Ahmeti deklaroi se Prekazi është vendi ku u bë betimi se liria fitohet me gjak dhe jo me falje, duke nënvizuar sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të Kosovës.

“Sot jemi në vendin ku është bërë një betim se liria fitohet me gjak. Ajo nuk falet, por fitohet. Këtu u dëshmua që e tërë një familje rri krah për krah, burrat e vëllezërit dhe digjen në flakë që nga ajo flakë të lind liria, pavarësia e drejtësia”, u shpreh Ahmeti, raporton kp.

Ai theksoi se në këtë përvjetor në Prekaz janë mbledhur qytetarë nga e gjithë Kosova, duke shtuar se kjo ditë i bashkon të gjithë përtej përkatësive politike.

“Sot këtu është e tërë Kosova, sot këtu nuk ka parti politike, por ka një betim që do t’i dalin zot dhe do e mbrojnë identitetin e dinjitetin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sepse këtu janë rrënjët e shtetit më të ri të Evropës”, tha ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër