Ahmeti pret ne seli ambasadorin zviceran: Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj proceseve demokratike

Nga I.A
835 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup 10 qershor, Zhurnal.mk – Sot zhvillova një takim miqësor me Sh.T.Z. Christoph Sommer, Ambasador i Konfederatës Zvicerane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, transmeton Zhurnal.

Gjatë bisedës sonë vlerësuam marrëdhëniet tradicionalisht të shkëlqyera ndërmjet Zvicrës dhe vendit tonë, si dhe kontributin e vazhdueshëm zviceran përmes programeve të bashkëpunimit në fusha me rëndësi strategjike, si qeverisja demokratike dhe e mirë, zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm, si dhe mbrojtja e ujit dhe mjedisit.

Në këtë kontekst, theksova rëndësinë e ruajtjes dhe avancimit të arritjeve strategjike të vendit. Marrëveshja Kornizë e Ohrit, Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë mbeten shtylla themelore për paqen, stabilitetin, bashkëjetesën ndëretnike dhe përparimin e vendit në rrugën e integrimit evropian.

Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës ndaj proceseve demokratike dhe zhvillimore në vend, si dhe gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të ardhmen. /Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër